Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar Ambasadorin Robert Wood.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Në Selinë e Misionit të Përhershëm të SHBA-së në Kombe të Bashkuara, në takim me Ambasadorin Robert Wood kishim sot një diskutim përmbajtësor dhe produktiv për sukseset e Kosovës si dhe për rëndësinë e bashkërendimit të vazhdueshëm në dobi të paqes dhe sigurisë në rajon.
