Presidentja: Mirënjohëse pafund për nderimin që iu bë Kosovës sonë!

Presidentja e Republiksë së Kosovës, Vjosa Osmani ka përmbyllur vizitën në Kolumbi. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Nga vendlindja e mjeshtrit të shkrimit, Gabriel García Márquez dhe simbolit të çlirimit gjithandej Amerikës Latine, Simon Bolivar, u ndamë me kujtime dhe mbresa të jashtëzakonshme. Faleminderit President Petro për pritjen! Mirënjohëse pafund për nderimin që iu bë Kosovës sonë! 🇽🇰🇨🇴
Presidentja Osmani uron Ditën e Forcës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Forcës. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: 🇽🇰 Urime #DitaeForcës! Në Ditën e ushtrisë sonë, nderojmë zemrën dhe shpirtin e mbrojtjes së atdheut – Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ju jeni gardianë të paqes dhe mbrojtës të pakompromis të sovranitetit e integritetit territorial të Kosovës. Heronjve dhe dëshmorëve që hodhën themelet e Ushtrisë sonë, u takon lavdia e përjetshme!
Ceremonia e pritjes së Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial në Bogota, nga Presidenti i Republikës së Kolumbisë, Gustavo Petro

Presidentja Osmani pritet me nderime të larta ushtarake nga Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani u prit me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial në Bogota, nga Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro. Presidentja Osmani ka shkruar: ‘Kolumbia shfaqi një respekt të veçantë dhe dashamirësi për Kosovën dhe qytetarët tanë gjatë vizitës sime zyrtare në këtë shtet, që është gjithashtu vizita e parë e një kreu shteti nga Kosova në Kolumbi. Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si siguria, turizmi, ekonomia e kultura, si dhe për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Mirënjohëse pafund për mbështetjen për Kosovën!’
Presidentja Osmani u prit me nderime nga Presidenti i Senatit dhe Kongresit të Kolumbisë, Efraín Cepeda

Gjatë vizitës së saj zyrtare në Kolumbi, Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani u prit me nderime nga Presidenti i Senatit dhe i Kongresit të Kolumbisë, Efraín Cepeda Në lidhje me këtë takim, Presidentja Osmani ka shkruar: ‘Gjatë vizitës në Kolumbi, u mirëprita në Senatin e Kolumbisë nga Presidenti i Senatit dhe Kongresit, z.Efraín Cepeda, si dhe nga zëvendës Presidenti e kryetarë të Komisioneve. Diskutuam për rëndësinë e paqes dhe promovimin e vlerave që na përbashkojnë, për bashkëpunimin ndërparlamentar dhe fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës. Falënderuese për mikpritjen, mbështetjen dhe bisedën e përzemërt.’
Presidentja Osmani takoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Kolumbisë, Luis Gilberto Murillo

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kolumbisë, Luis Gilberto Murillo. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Si Kosova, ashtu edhe Kolumbia, por edhe shumë vende anëkënd botës, e njohin dhimbjen e thellë që shkakton dhuna seksuale gjatë luftës. Kjo armë lufte shkakton vuajtje të thella dhe vështirë të rikuperueshme. Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave në fuqizimin e zërit të të mbijetuarve, si dhe avancimi i Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ishin në fokus të takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kolumbisë, Luis Gilberto Murillo.
Presidentja Osmani në Konferencën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale gjatë luftës: Derisa çdo grua të mos jetë e lirë nga dhuna, asnjë prej nesh nuk do të jetë vërtetë e lirë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në fillim të vizitës së saj në Kolumbi, mbajti fjalim në Konferencën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale gjatë luftës.
Presidentja Osmani: Gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, takova shumë shqiptarë që janë rrëfime suksesi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë që janë rrëfime suksesi. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Kudo, një copëz Kosove – e denjë, krenare dhe atdhedashëse! Gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, takova shumë shqiptarë që janë rrëfime suksesi me angazhimin e tyre dhe burim krenarie për atdheun.
Ligjërata e Presidentes Vjosa Osmani para studentëve dhe stafit akademik të fakultetit juridik të Universitetit Dalhousie në Halifax të Kanadasë
Presidentja Osmani në panelin përmbyllës me temën “Epoka e optimizmit: tani varet nga ne”, në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për shembullin e Kosovës, si një ndër sukseset më të mëdha në histori

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në panelin përmbyllës me temën “Epoka e optimizmit: tani varet nga ne”, në Forumin Ndërkombëtar në Halifax. “Në panelin përmbyllës me temën “Epoka e optimizmit: tani varet nga ne”, në Forumin Ndërkombëtar në Halifax, diskutova për shembullin e Kosovës, si një ndër sukseset më të mëdha në histori, si bashkëdyzim i qëndrueshmërisë së popullit të Kosovës në njërën anë dhe fuqisë së aleancave të bazuara në vlera, në anën tjetër”, ka shkruar Presidentja Osmani.