Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Forcës.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
🇽🇰 Urime #DitaeForcës!
Në Ditën e ushtrisë sonë, nderojmë zemrën dhe shpirtin e mbrojtjes së atdheut – Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ju jeni gardianë të paqes dhe mbrojtës të pakompromis të sovranitetit e integritetit territorial të Kosovës.
Heronjve dhe dëshmorëve që hodhën themelet e Ushtrisë sonë, u takon lavdia e përjetshme!