Gjatë vizitës së saj zyrtare në Kolumbi, Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani u prit me nderime nga Presidenti i Senatit dhe i Kongresit të Kolumbisë, Efraín Cepeda
Në lidhje me këtë takim, Presidentja Osmani ka shkruar: ‘Gjatë vizitës në Kolumbi, u mirëprita në Senatin e Kolumbisë nga Presidenti i Senatit dhe Kongresit, z.Efraín Cepeda, si dhe nga zëvendës Presidenti e kryetarë të Komisioneve.
Diskutuam për rëndësinë e paqes dhe promovimin e vlerave që na përbashkojnë, për bashkëpunimin ndërparlamentar dhe fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës. Falënderuese për mikpritjen, mbështetjen dhe bisedën e përzemërt.’