Ligjërata e Presidentes Vjosa Osmani para studentëve dhe stafit akademik të fakultetit juridik të Universitetit Dalhousie në Halifax të Kanadasë
Presidentja Osmani në panelin përmbyllës me temën “Epoka e optimizmit: tani varet nga ne”, në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për shembullin e Kosovës, si një ndër sukseset më të mëdha në histori

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në panelin përmbyllës me temën “Epoka e optimizmit: tani varet nga ne”, në Forumin Ndërkombëtar në Halifax. “Në panelin përmbyllës me temën “Epoka e optimizmit: tani varet nga ne”, në Forumin Ndërkombëtar në Halifax, diskutova për shembullin e Kosovës, si një ndër sukseset më të mëdha në histori, si bashkëdyzim i qëndrueshmërisë së popullit të Kosovës në njërën anë dhe fuqisë së aleancave të bazuara në vlera, në anën tjetër”, ka shkruar Presidentja Osmani.
Bashkëbisedimi i Presidentes Vjosa Osmani në panelin “Epoka e optimizmit – tani varet nga ne”, në kuadër të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë

Presidentja Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë pune në Kolumbi. Në kuadër të vizitës së saj, Presidentja Osmani do të zhvillojë takime dypalëshe me Presidentin e Republikës së Kolumbisë, Gustavo Petro, si dhe me Presidentin e Senatit të Kolumbisë, Efraín Cepeda. Gjatë vizitës së punës në Kolumbi, Presidentja Osmani do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Iniciativës për Parandalimin e Dhunës Seksuale, ku përpos që do të jetë folëse kryesore në ceremoninë hapëse të konferencës, do të jetë folëse edhe në panelin diskutues ku do të trajtohet çështja e fëmijëve të mbijetuar të dhunës seksuale në konflikt. Në agjendën e Presidentes Osmani do të jenë edhe një sërë takimesh me delegacione dhe pjesëmarrës të tjerë në këtë konferencë. Presidentja Osmani gjatë vizitës në Kolumbi do ta bëj inaugurimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bogota.
Presidentja Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge. “Me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Boris Ruge, diskutimet u fokusuan në rrugën e Kosovës përpara, veçanërisht në forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe të ardhmes sonë euroatlantike”, ka shkruar Presidentja Osmani.
Presidentja Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, takuan ministrin e Mbrojtjes të Kanadasë, Bill Blair. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Një lajm i mrekullueshëm sot nga Halifaxi: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak. Së bashku me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, takuam ministrin e Mbrojtjes të Kanadasë, Bill Blair, i cili na dha lajmin e mirë rreth këtij Programi, pas kërkesës që ia kam bërë ish-Ministres së mbrojtjes gjatë vizitës sime të mëparshme në Kanada. Kosova dhe Kanadaja – një partneritet në rritje në dobi të qytetarëve, paqes dhe sigurisë!
Presidentja Osmani takoi Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer. Sipas Presidentes Osmani, prania e NATO-s, përmes KFOR-it në Kosovë ka qenë gjithmonë e rëndësishme për paqen dhe sigurinë, ashtu siç do të jetë edhe anëtarësimi i Kosovës në këtë Aleancë historike. Në takim me Admiralin Bauer, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për rolin e NATO-s në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe përkushtimin e vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.
Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax, në një delegacionin bipartizan të Kongresit Amerikan, me senatorë demokratë e republikanë, të kryesuar nga senatorja Jane Shaheen. Në këtë takim, Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohje për mbështetjen bipartizane dhe rolin e jashtëzakonshëm të dy dhomave të Kongresit Amerikan për mbështetjen e paqes e sigurisë në Kosovë si dhe fuqizimin e pozitës ndërkombëtare.
Presidentja Osmani takoi ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fillim të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, ka takuar ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly. Në takim është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë e rajon, mbështetjen kanadeze për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Ndër të tjera, Presidentja Osmani dhe ministrja Joly, diskutuan edhe për thellimin e partneritetit tanë strategjik në një sërë fushash të interesit të përbashkët.
Presidentja Osmani kujton Xhemail Mustafën në 24-vjetorin e vrasjes: Një njeri i jashtëzakonshëm, një aktivist politik dhe intelektual që dha gjithçka për lirinë dhe të ardhmen e Kosovës

Në 24-vjetorin e vrasjes, e kujtojmë me respekt, Xhemail Mustafën, një njeri të jashtëzakonshëm, një aktivist politik dhe intelektual që dha gjithçka për lirinë dhe të ardhmen e Kosovës. Ai ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, një njeri i devotshëm ndaj vizionit për një Kosovë të pavarur, të lirë dhe demokratike. Ai mbetet simbol i guximit, i integritetit dhe i përkushtimit ndaj vendit. Vrasja e tij mbetet një plagë e hapur, ndaj drejtësia duhet të vihet në vend. Qoftë i përhershëm kujtimi për Xhemail Mustafën!