Presidentja Osmani takoi kryeministrin belg Alexander De Croo

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në samitin e Komunitetit Politik Evropian, u takua me kryeministrin belg Alexander De Croo. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Në samitin e Komunitetit Politik Evropian, pata kënaqësinë të takohem edhe me kryeministrin belg Alexander De Croo, të cilit i shpreha mirënjohje për mbështetjen e palëkundur të Belgjikës për Kosovën. Gjithashtu, theksova rëndësinë e përmbylljes me sukses të procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe heqjes së masave ndaj Kosovës si një hap i domosdoshëm për të përparuar në rrugën tonë evropiane.

Presidentja Osmani takoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. “Diskutime të vazhdueshme me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe rolin e kontributin e KFOR-it për paqe e siguri në vendin tonë”, ka shkruar Presidentja.

Presidentja Osmani takoi Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen. “Me Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, vazhdim i diskutimeve që i filluam gjatë vizitës së saj të fundit në Kosovë, para më pak se dy javësh”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Presidentja Osmani takoi Kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Takim shumë i mirë me Kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, mike e madhe e popullit tonë. Diskutuam për avansimin e rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian si dhe sfidat që i kemi përpara në këtë rrugë.

Presidentja Osmani takoi Presidentin e Republikës së Turqisë, z.Recep Tayyip Erdoğan

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e Republikës së Turqisë, z.Recep Tayyip Erdoğan. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Gjithnjë kënaqësi ta takoj Presidentin e shtetit mik e aleat, Republikës së Turqisë, z.Recep Tayyip Erdoğan, kësaj radhe në suaza të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest.

Presidentja Osmani takoi Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer: Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe marrëveshja e arritur së fundmi mes dy vendeve tona në fushën e emigracionit, ishin në fokus të diskutimit me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer. Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar.

Presidentja Osmani takoi kryeministren e Letonisë, Evika Siliņa: Letonia është një partner i fuqishëm i Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryeministren e Letonisë, Evika Siliņa. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Letonia është një partner i fuqishëm i Kosovës, duke përkrahur jo vetëm shtetndërtimin, por edhe përpjekjet tona për integrimin euroatlantik. Me kryeministren Evika Siliņa, biseduam për përkushtimin tonë të palëkundur për të avancuar në rrugën tonë evropiane, me theks të veçantë për anëtarësimin e Kosovës në KiE, heqjen e masave ndaj Kosovës, si dhe për ecjen përpara me statusin e kandidatit për vendin tonë.

Presidentja Osmani takoi Kryeministrin e ri të Estonisë, Kristen Michal: Falënderuese për mbështetjen e fuqishme të Estonisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian, është takuar me Kryeministrin e ri të Estonisë, z.Kristen Michal. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Ishte kënaqësi të takoj Kryeministrin e ri të Estonisë, z.Kristen Michal. Në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian, diskutuam për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, si dhe për shtyrjen përpara të aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në BE. Falënderuese për mbështetjen e fuqishme të Estonisë!

This site is registered on wpml.org as a development site.