Presidentja Osmani vizitoi Kullën e Konferencës së Bujanit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së djeshme ka vizituar Kullën e Konferencës së Bujanit. Presidentja Osmani ka shkruar: Dje, gjatë një vizite në Kullën e Konferencës së Bujanit, aty ku pikërisht 81 vite më parë delegatët e mbledhur në Malësinë e Gjakovës kërkuan me ngulm të drejtën e popullit të Kosovës për vetëvendosje. Aty pranë ndodhet edhe Kulla e Mic Sokolit, dhe të dyja së bashku janë simbole të gjurmëve historike të qëndresës së pathyeshme të popullit shqiptar.
Presidentja Osmani ngushëllon familjen, të afërmit, kolegët dhe bashkëveprimtarët për ndarjen nga jeta të ish-zëvendësministrit të Jashtëm të Kosovës dhe ish-ambasadorit, Anton Berisha

Me dhimbje të thellë pranuam lajmin e hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-zëvendësministrit të Jashtëm të Kosovës dhe ish-ambasadorit, Anton Berisha. Ai do të mbahet mend për kontributin e tij në përfaqësimin e Kosovës dhe në shërbim të interesave të Kosovës. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe bashkëveprimtarëve! Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për Anton Berishën!
Presidentja: Përmbyllëm një vit përplot me aktivitete në përfaqësim të Kosovës sovrane në arenën ndërkombëtare, do të vazhdojmë edhe në vitin 2025

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se përmbyllëm një vit përplot me aktivitete në përfaqësim të Kosovës sovrane në arenën ndërkombëtare. “Përmbyllëm një vit përplot me aktivitete në përfaqësim të Kosovës sovrane në arenën ndërkombëtare. Do të vazhdojmë edhe në vitin 2025 gjithnjë në mbrojtje të interesave të shtetit e të qytetarëve tanë”, ka shkruar Presidentja Osmani.
Presidentja Osmani në ditën e fundit të vitit 2024, ka vizituar edhe Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e fundit të vitit 2024, ka vizituar edhe Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë. “Në ditën e fundit të vitit 2024, vizituam edhe Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, ku ndamë momente të ngrohta dhe biseda të sinqerta. Për vitin 2025, ju urova shëndet, dashuri dhe optimizëm!”, ka shkruar Presidentja Osmani.
Presidentja Osmani: Në këtë vit të ri duhet të vazhdojmë forcimin e çdo hallke të institucioneve për t’i përkrahur viktimat e dhunës dhe për ta eliminuar këtë fenomen të tmerrshëm

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dje në prag të ndërrimit të moteve ka vizituar strehimoren e viktimave të dhunës në familje. Presidentja Osmani ka shkruar: Në strehimoren e viktimave të dhunës në familje, qëndresa dhe forca bashkëdyzohen. Ato na kujtojnë se fatkeqësisht, dhuna ende mbretëron nën shumë çati. Dje, në prag të ndërrimit të moteve, vizitova strehimoren në Prishtinë, për t’u thënë se nuk janë vetëm në këtë përballje, përderisa në këtë vit të ri duhet të vazhdojmë forcimin e çdo hallke të institucioneve për të përkrahur viktimat e dhunës dhe për të eliminuar këtë fenomen të tmerrshëm.
Intervista e fundvitit e Presidentes Osmani për Studio A në ATV
Presidentja Osmani: FSK-ja është shembull i guximit dhe mbrojtjes së Republikës dhe vlerave tona shtetërore

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në prag të ndërrimit të viteve ka vizituar FSK-në. Presidentja Osmani ka shkruar: FSK-ja është shembull i guximit dhe mbrojtjes së Republikës dhe vlerave tona shtetërore. Në prag të ndërrimit të viteve, i vizitova dhe pashë nga afër përkushtimin, disiplinën dhe dashurinë për atdheun tonë. Uroj që viti 2025, të jetë vit i forcimit të mëtejshëm të Ushtrisë së Kosovës në misionin fisnik për të mbrojtur Republikën dhe qytetarët e saj.
Intervista e fundvitit e Presidentes Vjosa Osmani për Canape në T7
Intervista e fundvitit e Presidentes Vjosa Osmani për emisionin Ora 7 në Klan Kosova
Presidentja Osmani: Familjet në Kroin e Vitakut janë qëndrestarët e vërtetë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me ministrat Sveçla e Krasniqi, vizituan familjen e Ramadan Behramit, në Kroin e Vitakut, në veri. Presidentja Osmani ka shkruar: Sot, bashkë me ministrat Sveçla e Krasniqi, vizituam familjen e Ramadan Behramit, në Kroin e Vitakut, në veri, e cila është njëra ndër familjet që përfaqëson forcën dhe qëndresën e jashtëzakonshme të njerëzve tanë. I urova për Vitin e Ri, të cilin tani e festojnë në shtëpinë e re, si dhe i përgëzova për vullnetin e tyre të palëkundur për të qëndruar në vatrën e tyre, pavarësisht sfidave të panumërta të sigurisë me të cilat janë përballur përgjatë viteve. Këto familje janë qëndrestarët e vërtetë.