DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani: Familjet në Kroin e Vitakut janë qëndrestarët e vërtetë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me ministrat Sveçla e Krasniqi, vizituan familjen e Ramadan Behramit, në Kroin e Vitakut, në veri.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Sot, bashkë me ministrat Sveçla e Krasniqi, vizituam familjen e Ramadan Behramit, në Kroin e Vitakut, në veri, e cila është njëra ndër familjet që përfaqëson forcën dhe qëndresën e jashtëzakonshme të njerëzve tanë. I urova për Vitin e Ri, të cilin tani e festojnë në shtëpinë e re, si dhe i përgëzova për vullnetin e tyre të palëkundur për të qëndruar në vatrën e tyre, pavarësisht sfidave të panumërta të sigurisë me të cilat janë përballur përgjatë viteve. Këto familje janë qëndrestarët e vërtetë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.