Presidenti Macron, uron Presidenten Osmani për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, ka uruar Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, duke rikonfirmuar mbështetjen e Francës për pavarësinë dhe integrimin evropian të Kosovës. “Përballë çrregullimeve dhe fragmentimit të botës, perspektiva evropiane e Kosovës, si e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, duhet të rikonfirmohet. Ju siguroj për përkrahjen e Francës për të mbështetur vendin tuaj në këtë rrugë”, thuhet në urimin e Presidentit Macron. Mëtej, në urim shfaqi shpresën që të dy shtetet të mund të vazhdojnë të bashkëpunojnë, veçanërisht lidhur me organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030 në Kosovë. “Franca është e gatshme t’ju ndihmojë që kjo ngjarje madhore të ketë një sukses të plotë”, thuhet në urim. Në këtë urim, Presidenti Macron ka falënderuar Presidenten Osmani për pjesëmarrjen në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame. “Franca mbetet një aleate e përkushtuar e Kosovës dhe do të vazhdojë ta mbështesë stabilitetin, zhvillimin dhe perspektivën evropiane të saj”, ka shkruar ndër të tjera në urimin e tij, Presidenti Macron.
Mbreti Charles III, uron Presidenten Osmani për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka pranuar një urim nga Madhëria e Tij, Mbreti Charles III. “Jam shumë i kënaqur që shtetet tona ndajnë lidhje kaq të forta dhe pres ta forcojmë më tej miqësinë tonë. Kombet tona të mund të bashkëpunojnë për të dhënë një ndikim pozitiv në ndryshimet klimatike dhe çështjet mjedisore, të cilat na prekin të gjithëve globalisht”, thuhet në urimin e Mbretit Charles III.
Presidenti Trump e uron Presidenten Osmani për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Në mesazhin e tij, Presidenti Trump ka përgëzuar popullin e Kosovës për rrugëtimin drejt pavarësisë, duke vënë në pah qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë që e kanë shoqëruar këtë proces. Ai ka theksuar mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe angazhimin e saj për ndërtimin e një shoqërie demokratike për të gjithë qytetarët, pa dallim. “Lidhjet midis popujve tanë janë të forta dhe ne presim me padurim t’i zgjerojmë ato, veçanërisht përmes rritjes së mundësive për investime, me qëllim që të sjellim më shumë prosperitet për të dyja vendet tona. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me Kosovën në forcimin e institucioneve demokratike dhe promovimin e rritjes ekonomike përmes një mjedisi të qëndrueshëm dhe të drejtë biznesi”, thuhet në mesazhin e tij. Presidenti Trump ka nënvizuar gjithashtu rëndësinë e integrimit të mëtejshëm të Kosovës në komunitetin euroatlantik dhe ka vlerësuar mbështetjen e palëkundur të Kosovës ndaj Ukrainës përballë agresionit rus. Në fund të urimit, Presidenti Trump ka theksuar se Dita e Pavarësisë së Kosovës është një moment për të reflektuar mbi arritjet e deritanishme dhe për të parë drejt një të ardhmeje edhe më të ndritur. Të bashkëngjitur gjeni urimin e plotë.
Presidentja Osmani takoi delegacionin e senatorëve amerikan gjatë qëndrimit në Mynih

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani takoi delegacionin e senatorëve amerikan gjatë qëndrimit në Mynih. Presidentja Osmani ka shkruar: Nga një vend që në vitin 1999 mori mbështetjen e tyre për liri e paqe, në një eksportuese të paqes dhe stabilitetit sot. Ky transformim nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e vazhdueshme të Senatit Amerikan. Kënaqësi e veçantë të takoja delegacionin e senatorëve amerikan gjatë qëndrimit në Mynih. Sot, Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar edhe më tej këtë aleancë, duke ndërtuar mbi sukseset e përbashkëta dhe duke ecur përpara drejt sukseseve të reja.
Presidentja Osmani takoi Presidentin e Estonisë, Alar Karis: Mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e Estonisë, Alar Karis në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Presidentja Osmani ka shkruar: Me Presidentin e Estonisë, Alar Karis në Konferencën e Sigurisë në Mynih, diskutuam për partneritetin tonë dypalësh dhe për sfidat e përbashkëta në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. Mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.
Presidentja Osmani takoi Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Presidentja Osmani ka shkruar: Ishte kënaqësi ta takoj Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Populli ynë ka dëshmuar përkushtim të palëkundur ndaj vlerave evropiane dhe ka bërë hapa domethënës në rrugëtimin drejt integrimit. Është koha që BE-ja ta njohë dhe vlerësojë këtë progres, përfshirë duke larguar masat e padrejta dhe duke i hapur rrugë Kosovës drejt statusit të kandidatit.
Presidentja Osmani uron Ditën e komunitetit ashkali në Kosovë

Komuniteti ashkali përbën pasuri kulturore dhe historike për shtetin e Kosovës. Diversiteti është një vlerë e madhe për shoqërinë tonë, ndaj komuniteti ashkali pasuron jetën e përbashkët me trashëgiminë e tij. Përkushtimi ynë mbetet i palëkundur për të siguruar që të gjitha komunitetet, edhe ai ashkali t’i gëzojnë të drejtat e plota, mundësitë e barabarta dhe gjithëpërfshirjen. Gëzuar Ditën e komunitetit ashkali në Kosovë!
Presidentja Osmani takoi Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs: Kosova dhe Letonia janë të paluhatura në angazhimin për siguri, paqe dhe vlerat që na bashkojnë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Presidentja Osmani ka shkruar: Takim i shkëlqyer me Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Si dy shtete në frontin e parë të ruajtjes së demokracisë, Kosova dhe Letonia janë të paluhatura në angazhimin për siguri, paqe dhe vlerat që na bashkojnë. Mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Letonisë në rrugëtimin tonë euroatlantik.
Presidentja Osmani takoi Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë (SACEUR) në NATO, Gjeneralin Christopher Cavoli

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në Konferencën e Sigurisë në Mynih, është takuar me Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë (SACEUR) në NATO, Gjeneralin Christopher Cavoli. Presidentja Osmani ka shkruar: Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, pata një takim të frytshëm me Gjeneralin Christopher Cavoli, Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë (SACEUR) në NATO. Diskutuam mbi rolin e pazëvendësueshëm të NATO-s në Kosovë gjatë 23 viteve të fundit në mbrojtje të sigurisë dhe stabilitetit. Në këtë kohë përcaktuese për kontinentin evropian, riafirmova përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për një bashkëpunim të ngushtë me aleancën, duke kontribuar aktivisht në sigurinë e rajonit dhe më gjerë.
Presidentja Osmani në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, takoi deputetët Annette Widmann-Mauz dhe Jürgen Hardt nga radhët e CDU-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, takoi deputetët Annette Widmann-Mauz dhe Jürgen Hardt nga radhët e CDU-së. Presidentja Osmani ka shkruar: Bashkëpunimi me Gjermaninë mbetet një nga prioritetet kryesore, e CDU si parti ka kontribuar ndër vite në kultivimin e marrëdhënieve tona bilaterale. Sot, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, takova deputetët Annette Widmann-Mauz dhe Jürgen Hardt nga radhët e CDU-së. Diskutuam rëndësinë e koordinimit dhe komunikimit të rregullt për t’u përballur me sfidat e sigurisë, avancimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, si dhe intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik.