...

Presidentja Osmani takoi Presidentin e Estonisë, Alar Karis: Mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e Estonisë, Alar Karis në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Me Presidentin e Estonisë, Alar Karis në Konferencën e Sigurisë në Mynih, diskutuam për partneritetin tonë dypalësh dhe për sfidat e përbashkëta në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.