Presidentja Osmani vizitoi kompaninë Nokia në Helsinki: Zhvilluam një diskutim shumë frytdhënës mbi mundësinë e sjelljes së investimeve të Nokias në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Helsinki ka vizituar kompaninë Nokia. Presidentja Osmani ka shkruar: Faleminderit Nokia, për pritjen e ngrohtë gjatë vizitës sime dje në Helsinki. Ishte një kënaqësi e veçantë të shoh nga afër sukseset historike dhe arritjet e vazhdueshme të kësaj kompanie, që pasqyrojnë më së miri frymën inovative të Finlandës. Gjatë takimit zhvilluam një diskutim shumë frytdhënës mbi mundësinë e sjelljes së investimeve të Nokias në Kosovë — vendin që krenohet me rininë më të aftë dhe më të përgatitur në fushën e teknologjisë në gjithë rajonin.

Presidentja: Mërgata jonë është zemra që rreh për Kosovën, kudo në botë!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Finlandë, është takuar me mërgatën. Presidentja Osmani ka shkruar: Mërgata jonë është zemra që rreh për Kosovën, kudo në botë! Në Finlandë, pata kënaqësinë të takoj shumë nga bashkatdhetarët tanë – profesionistë, studentë e sipërmarrës të jashtëzakonshëm. Me përkushtimin e tyre dhe dashurinë për Kosovën, mërgata vazhdon të jetë një shtyllë e fuqishme e zhvillimit të vendit tonë.

Presidentja Osmani: Në Helsinki, në varrezat Hietaniemi, nderuam ata që luftuan për lirinë e Finlandës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Helsinki, ka nderuar ata që luftuan për lirinë e Finlandës. “Në Helsinki, në varrezat Hietaniemi, nderuam ata që luftuan për lirinë e Finlandës me nder dhe përkushtim. Ky vend mbetet një kujtesë e fuqishme e sakrificave të bëra në emër të lirisë, pavarësisë dhe demokracisë”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Presidentja Osmani përkujtoi heroin Ismet Rraci, në 24 vjetorin e vrasjes

Ismet Rraci ishte patriot i devotshëm, aktivist i shquar politik dhe kryetar i komunës së Klinës. Ai gjithë jetën ia kushtoi lirisë, shtetndërtimit dhe angazhimit institucional. Me guximin dhe atdhedashurinë që e karakterizonin, ai u bë shembull i shërbimit dhe i përkushtimit ndaj atdheut. 24-vjet më parë, ai u vra pabesisht, teksa shkonte në punë. Drejtësia për të mbetet një domosdoshmëri. Lavdi jetës dhe veprës së Ismet Rracit!

Presidentja Osmani takoi Ministren e Jashtme të Finlandës: E falënderova për mbështetjen e fuqishme të Finlandës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Helsinki, është takuar edhe me Ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen. Presidentja Osmani ka shkruar: Në Helsinki, pata kënaqësinë ta takoj edhe Ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen – një mike e çmuar e Kosovës. E falënderova për mbështetjen e fuqishme të Finlandës në rrugën tonë drejt integrimit euroatlantik dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, si dhe ritheksova përkushtimin e thellë të Kosovës për forcimin e partneritetit tonë ndërshtetëror.

Presidentja Osmani ndau Medaljen Presidenciale Ushtarake për Forcat e Armatosura të Finlandës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së djeshme në Pallatin Presidencial në Helsinki, ka ndarë Medaljen Presidenciale Ushtarake për Forcat e Armatosura të Finlandës. Presidentja Osmani ka shkruar: Dje, në Pallatin Presidencial në Helsinki, kisha nderin ta ndajë Medaljen Presidenciale Ushtarake për Forcat e Armatosura të Finlandës, në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe angazhimin tyre e palodhur në mbështetje të Kosovës, që nga viti 1999, si pjesë e misionit të KFOR-it. Paqeruajtësit janë heronjtë që bëjnë të mundur paqen, edhe kur është e vështirë. Faleminderit Finlandës dhe çdo ushtari finlandez për rolin e tyre të pazëvendësueshëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit!

Presidentja Osmani është takuar sot me mërgatën e Kosovës në Finlandë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj në Republikën e Finlandës, është takuar me mërgatën e Kosovës Presidentja Osmani ka shkruar: Me shpirtin dhe zemrën e Kosovës, me mërgatën tonë të jashtëzakonshme në Finlandë në përmbyllje të një dite të sukesshme përplot takime ❤️

Presidentja Osmani: Faleminderit për mikpritjen dhe për miqësinë, President Stubb! 🇽🇰🇫🇮

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka falenderuar Presidentin e Republikës së Finlandës, Alexander Stubb për pritjen me nderime të larta në Pallatin Presidencial në Helsinki të Finlandës. Presidentja Osmani ka shkruar: Faleminderit për mikpritjen dhe për miqësinë, President Stubb! 🇽🇰🇫🇮 Finlanda ka qenë gjithmonë krah Kosovës – në ditët më të vështira dhe në rrugëtimin tonë drejt të ardhmes së përbashkët euroatlantike. Për këtë, jemi thellësisht mirënjohës. Gjatë vizitës time në Helsinki, diskutuam për mundësitë e reja të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Finlandës – në mbrojtje të paqes, demokracisë dhe vlerave që i bashkojnë qytetarët tanë.

This site is registered on wpml.org as a development site.