Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Helsinki ka vizituar kompaninë Nokia.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Faleminderit Nokia, për pritjen e ngrohtë gjatë vizitës sime dje në Helsinki. Ishte një kënaqësi e veçantë të shoh nga afër sukseset historike dhe arritjet e vazhdueshme të kësaj kompanie, që pasqyrojnë më së miri frymën inovative të Finlandës.
Gjatë takimit zhvilluam një diskutim shumë frytdhënës mbi mundësinë e sjelljes së investimeve të Nokias në Kosovë — vendin që krenohet me rininë më të aftë dhe më të përgatitur në fushën e teknologjisë në gjithë rajonin.



