...

Presidentja Osmani: Faleminderit për mikpritjen dhe për miqësinë, President Stubb! 🇽🇰🇫🇮

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka falenderuar Presidentin e Republikës së Finlandës, Alexander Stubb për pritjen me nderime të larta në Pallatin Presidencial në Helsinki të Finlandës.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Faleminderit për mikpritjen dhe për miqësinë, President Stubb! 🇽🇰🇫🇮

Finlanda ka qenë gjithmonë krah Kosovës – në ditët më të vështira dhe në rrugëtimin tonë drejt të ardhmes së përbashkët euroatlantike. Për këtë, jemi thellësisht mirënjohës.

Gjatë vizitës time në Helsinki, diskutuam për mundësitë e reja të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Finlandës – në mbrojtje të paqes, demokracisë dhe vlerave që i bashkojnë qytetarët tanë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.