DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Zotëria i Parë i Republikës së Kosovës, z. Prindon Sadriu takoi homolgen shqiptare znj. Armanda Begaj

Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, takoi të martën në Tiranë homologen e tij nga Shqipëria, znj. Armanda Begaj. 

Në cilësinë e diplomatit, Zotëria i Parë ndodhet në Tiranë për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës në takimin e radhës të Kartës së Adriatikut (A5). Në të njëjtën kohë z. Sadriu,  po i udhëheqë konsultat e sigurisë në nivel të ministrive  të jashtme dhe të mbrojtjes.

Të dy homologët kanë diskutuar çështje të interesit reciprok, si dhe për forcimin e mëtutjeshëm të raporteve ndërshtetërore dhe vëllazërore. 

Gjatë takimit, diskutimet u fokusuan në marrëdhëniet dypalëshe. Fokus i veçantë iu kushtua bashkëpunimit dhe sinergjisë në fusha të ndryshme, si dhe mbështetjes që ata japin në ushtrimin e funksioneve kushtetuese nga krerët e të dy shteteve. 

Zotëri Sadriu e njoftoi znj. Begaj rreth punës dhe angazhimeve lidhur me organizimin e edicionit të dytë të samitit mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë (WPS). 

Të dy bashkëbiseduesit,  gjithashtu diskutuan lidhur me agjendat e tyre ndërkombëtare, qofshin ato të veçanta apo në kuadër të vizitave zyrtare nga krerët e shteteve. 

Për më tepër, vëmendje iu kushtua sfidave rajonale dhe globale, me theks në rëndësinë e solidaritetit dhe bashkëpunimit në adresimin e kërcënimeve të përbashkëta për paqen dhe sigurinë rajonale.

Zotëria i Parë shprehu gatishmërinë për takimin e radhës në Prishtinë, gjatë punimeve të WPS-it, duke pohuar angazhimin e palëkundur të tij për vazhdimin e bashkëpunimit me Zonjën e Parë të Shqipërisë dhe ekipin e saj. 

Z.Sadriu ka theksuar se pret me padurim avancimin e mëtejshëm të objektivave të përbashkëta.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.