presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

U hodh shorti për mandatet e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës

ceremoni të organizuarsot në Presidencën eRepublikës së Kosovësështë hedhur shorti përkohëzgjatjen e mandatevetë gjyqtarëve të GjykatësKushtetuese tëRepublikës së Kosovës.

President i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu theksoi se ky short është i nevojshëm duke pasur parasysh rekomandimin e bërë në Propozimin Gjithë-përfshirës të Presidentit Ahtisaari që lidhet me ritmin që duhet të ketë Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e gjyqtarëve dhe mandatet e tyre.Ky ritëm, vijoi Presidenti, do të fillojë me dy gjyqtarë që do zgjidhen me mandate për tre vjet, dy gjashtë vjet, dhe dy me mandat nëntë vjet. “Kjo bëhet për arsye se në çdo tre vjet pastaj do të zgjidhen dy gjyqtarë plus, dyve që iu skadon mandati dhe nuk kanë drejt rizgjedhje dhe dy gjyqtar që do të zgjidhen me mandat nëntëvjeçar dhe kjo vazhdon pastaj në ciklin e gjithmonshëm ku një e treta e gjykatës përtërihet në çdo tre vjet”, theksoi Presidenti.Më tej, procedura e shortit për mandatet e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës filloi me tërheqjen e plikove me mandatet e tyre, sipas rendit të aprovuar më herët nga vetë gjyqtarët e që ishte sipas listës së Parlamentit të Republikës.Pas tërheqjes së shortit, gjyqtarë me mandate trevjeçar u zgjodhën znj. Iliriana Islami dhe znj. Gjyljeta Mushkolaj, gjyqtarë me mandate 6 vjeçar, z. Enver Hasani dhe z. Kadri Kryeziu, ndërsa gjyqtarë me mandat 9 vjeçar u zgjodhën z. Ivan Çukalloviç dhe Altay Surroi.Presidenti bëri të ditur se të premten gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës do të japin betimin si dhe do të bëhet zgjedhja e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, i cili do të jetë me mandate trevjeçar. 

This site is registered on wpml.org as a development site.