presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Sqarim i Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës në lidhje me ndihmën e ndarë nga Presidentja Jahjaga për tragjedinë e fshatit Restelicë

Pas publikimit të një informate të paverifikuar nga disa mediume në Kosovë në lidhje me ndihmën e ndarë nga Presidentja Jahjaga, në shkurt të këtij viti, për tragjedinë e fshatit Restelicë, Zyra e Presidentes lëshon këtë sqarim:

Më 12 shkurt 2012, Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ndau 10,000 euro nga fondi i Zyrës së Presidentes për të ndihmuar adresimin e nevojave emergjente për familjet e goditura të fshatit Restelicë, të komunës së Dragashit, si pasojë e tragjedisë së shkaktuar nga moti i keq.Zyra e Presidentes ka kërkuar nga organet kompetente që kanë përgjegjësinë për koordinimin institucional në raste të fatkeqësive si ky në Restelicë që të njoftohet se ku duhet të orientohen mjetet e destinuara për këtë tragjedi, në mënyrë që mjetet e dedikuara për këtë qëllim të barten në mënyrë institucionale aty ku ka nevojë. Deri në ditën e sotme Zyra e Presidentes nuk është njoftuar për një mekanizëm të tillë ku do të mund të transferoheshin mjetet e ndara.Dëshirojmë të sqarojmë opinionin e gjerë dhe pjesëtarët e familjeve të prekura nga tragjedia se mjetet e ndara nga Presidentja Jahjaga janë të dedikuara për adresimin e nevojave për familjet e goditura të fshatit Restelicë, të komunës së Dragashit. Ato nuk kanë qenë të dedikuara personalisht për asnjë person të caktuar.Zyra e Presidentes shpreh edhe një herë përkushtimin për t’i dalë në ndihmë familjeve të goditura të fshatit Restelicë dhe do t’i bartë mjetet e ndara posa të krijohet një mekanizëm institucional për menaxhimin e tyre.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.