presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga emëroi 22 prokurorë të prokurorive komunale dhe të qarkut

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga emëroi sot 22 prokurorë të prokurorive komunale dhe të qarkut, të cilët edhe dhanë betimin në një ceremoni të organizuar në kabinetin e Presidentes.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi.Emërimi i prokurorëve u bë duke u bazuar në nenin 84 pika 18 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 19 paragrafi 1 të Ligjit Nr. 03/L-224, për Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe duke u bazuar në vendimet e datës 17 dhjetor 2012, të Këshillit Prokurorial të Kosovës.Prokurorë e emëruar:Znj. Sevdije Morina, Prokurore e shtetit; znj. Bukurije Gjonbalaj, Prokurore në Prokurorinë Komunale në Prishtinë, z. Armend Hamiti, Prokuror në Prokurorinë Komunale në Prishtinë, Znj. Fitore Sadiku, Prokurore ne Prokurorinë Komunale në Prishtinë, Znj. Javorka Perlincevic, Prokurore në Prokurorinë Komunale në Prishtinë, Znj. Bahtie Ademi, Prokurore në Prokurorinë Komunale në Gjilan, z. Kujtim Munishi, Prokuror në Prokurorinë Komunale në Gjilan, z. Ismet Rrahmani, Prokuror në Prokurorinë Komunale në Gjilan, z. Zejnel Kodra, Prokuror në Prokurorinë Komunale në Prizren, z. Arian Gashi, Prokuror në Prokurorinë Komunale në Gjakovë, Znj. Dëshire Jusaj, Prokurore në Prokurorinë Komunale në Gjakovë, znj. Gjejrone Alaj, Prokurore në Prokurorinë Komunale në Gjakovë, z. Bahri Hyseni, Prokuror në Prokurorinë Komunale në Ferizaj, znj. Fatmire Cacaj, Prokurore në Prokurorinë Komunale në Ferizaj, z. Esat Muharremi, Prokuror në Prokurorinë Komunale në Pejë, z.Muharrem Bajraktari, Prokuror në Prokurorinë Komunale në Pejë, Zjn. Sanije Seferi – Gashi, Prokurore në Prokurorinë Komunale në Pejë, Znj. Lumturije Vuçetaj, Prokurore në Prokurorinë Komunale në Pejë, Znj. Fikrije Sylejmani, Prokurore në Prokurorinë Komunale në Mitrovicë, z. Sahit Tmava, Prokuror në Prokurorinë Komunale në Mitrovicë, Znj.Shemsije Asllani, Prokurore në Prokurorinë Komunale në Mitrovicë, Znj. Vahide Badivuku, Prokurore në Prokurorinë e Qarkut në Mitrovicë, Zjn. Valbona Disha-Haxhosaj, Prokurore në Prokurorinë e Qarkut në Pejë.  

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.