Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës shpreh qëndrimin e saj se zgjedhjet komunale dhe ato për kryetarë komunash duhet të mbahen në mënyrë demokratike, të ndershme dhe qytetarët të shprehin vullnetin e tyre lirshëm për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.
Zyra e Presidentes thekson se qëndrimet e shprehura të zotit Ramush Tahiri janë qëndrime të tij personale dhe pikëpamje të tij dhe nuk përfaqësojnë qëndrimin e Presidentes së Kosovës. Gjithashtu e theksojmë se Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës mbështet procesin e drejtë zgjedhor dhe ju bën thirrje të gjitha partive politike, subjekteve politike, nismave qytetare dhe të gjithë kandidatëve tjerë që garojnë në këto zgjedhje të bëjnë ç’është e mundur për të pasur një proces të qetë dhe të mirë zgjedhor. Këto zgjedhje janë një test demokratik për Kosovën dhe ato duhet të jenë një shembull i pjekurisë tonë demokratike.