presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga uroi besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë si dhe udhëheqjen e Bashkësisë Islame të Kosovës, me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Në urimin e Presidentes thuhet:Të gjithë besimtarëve myslimanë të Republikës së Kosovës ua uroj përzemërsisht festën e Kurban Bajramit.Uroj që kjo të jetë një ditë e gëzuar për të gjithë ju, një ditë të cilën do ta kaloni me familjet dhe me më të dashurit tuaj, duke shprehur respektin dhe dashurinë për njëri-tjetrin.Uroj që dita e Kurban Bajramit t’ju gjejë të bashkuar e të gëzuar, me të mirat dhe begatitë që na i ka falur Zoti.Lutem që, edhe sot, të përkujtojmë të gjithë ata që nuk janë më në mesin tonë, ata që punuan që ne të gëzojmë kohën në të cilën jetojmë.Në këtë ditë feste, le të shohim rreth nesh ata që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe le t’ua zgjasim atyre dorën e ndihmës. Madhështia e festës së Kurban Bajramit është pikërisht në solidaritetin dhe ndihmën për të tjerët.Me fat Kurban Bajrami! 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.