presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

SLLOVAKIA KONFIRMON MBËSHTETJEN PËR PAVARËSINË E KOSOVËS

?Qeveria e Sllovakisë e mbështet pavarësinë e Kosovës?, tha shefi i Zyrës së Sllovakisë në Prishtinë, z. Miloslav Nad, gjatë një takimi me Presidentin e Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu.

Sipas tij, në Sllovaki ka pasur diskutime për qëndrimin karshi çështjes së Kosovës, porse tanimë kjo është qartësuar dhe Qeveria sllovake e përkrah pas asnjë hezitim propozimin e Presidentit Ahtisari, ndaj angazhohet që pavarësia të mbështetet edhe nga Këshilli i Sigurimit me anë të një rezolute të re për Kosovën.“Unë ju përgëzoj që jeni President i vendit me popullsinë më të re në Evropë.Rinia është një begati e madhe për secilën shoqëri, aq më tepër në kohën e sotme të teknologjisë së avancuar”, tha z. Nad.Ai shfaqi bindjen se e ardhmja e popullit të Kosovës do të jetë e ndritshme, ngaqë Kosova nuk do të presë gjatë për t’u intergruar në Bashkimin Evropian, siç kanë pritur Sllovakia dhe disa vende të tjera.Duke e falënderuar ambasadorin Miloslav Nad për qëndrimin korrekt të Sllovakisë ndaj Kosovës, Presidenti Sejdiu theksoi se Kosova i ka të gjitha premisat për progres të shpejtë ekonomik, sepse ka një popullsi të re e të arsimuar dhe ka resurse të pashtershme minerare.“Ne nuk mund të harrojmë atë që ka ndodhur në Kosovë, por jemi të përkushtuar thellësisht drejt së ardhmes dhe integrimeve euroatlantike, prandaj përvoja juaj në këtë aspekt mund të jetë shumë e dobishme për ne”, pohoi Presidenti Sejdiu.  

This site is registered on wpml.org as a development site.