DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

BRITANIA E MADHE ANGAZHOHET PËR PAVARËSINË E KOSOVËS

Prishtinë, 14 qershor 2007 –
Në këtë takim, në të cilin mori pjesë edhe shefi i Zyrës së Britanisë në Prishtinë, z. David Blunt, u përsërit angazhimi dypalësh për çuarjen përpara të procesit politik ndërkombëtar të zgjidhjes së statusit të Kosovës, si çelës për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e gjithë rajonit.

“Ne mirëpresim një rezolutë të Këshillit të Sigurimit për pavarësrinë e Kosovës, por, po ashtu, duam ta themi qartë se vendi ynë më nuk mund të mbetet peng i bllokimeve të askujt” tha Presidenti Sejdiu gjatë takimit me z. Anthony Smith, drejtor i Zyrës për Çështje të Politikës Evropiane i Britanisë së Madhe.Presidenti, gjithashtu, i quajti inkurajuese qëndrimet e Presidenti Bush, të Kryeministrit Bler dhe të Bashkimit Evropian për domosdonë e përmbylljes së shpejtë të çështjes së statusit.Në këtë takim, në të cilin mori pjesë edhe shefi i Zyrës së Britanisë në Prishtinë, z. David Blunt, u përsërit angazhimi dypalësh për çuarjen përpara të procesit politik ndërkombëtar të zgjidhjes së statusit të Kosovës, si çelës për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e gjithë rajonit.Presidenti Sejdiu ritheksoi se propozimi i Presidentit Ahtisari për pavarësi të mbikëqyrur të Kosovës realisht është një kompromis, të cilin institucionet e Kosovës e kanë pranuar me vetëdije, të bindur se kështu do të ndihmohet përmbyllja e suksesshme e procesit, ndërkohë që pala tjetër, me obstruksione të vazhdueshme, është përpjekur ta kompremetojë atë. Ndaj, shtoi ai, ne jemi fuqishëm kundër çfarëdo tendence për rihapjen e diskutimit të planit të Ahtisarit, sikundër që kundështojmë edhe përpjekjet për zhagitje të mëtejme të marrjes së vendimit për pavarësinë e Kosovës.Ndërkaq, z. Smith tha se Britania e Madhe angazhohet për një zgjidhje të shpejtë të statusit të Kosovës, të bazuar në planin e Ahtisarit për pavarësi të Kosovës, sepse konsideron se është humbur mjaft kohë në pritje të vendimit.

This site is registered on wpml.org as a development site.