presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

PRESIDENTI SEJDIU PRITI SHEFIN E ZYRËS SË TURQISË, z. VURAL

?Njohja e pavarësisë së Kosovës nëpërmjet një rezolute të re të Këshillit të Sigurimit do të ishte zgjidhja me e mirë për të gjithë?, tha Presideni i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, gjatë një takimi që pati sot me z. Volkan Turk Vural, shef i Zyrës së Turqisë në Prishtinë.

Pasi e falënderoi Turqinë për qëndrimin e saj ndaj Kosovës dhe për përkrahjen e propozimit të Presidentit Ahtisari, Presidenti Sejdiu shtoi se Kosova do të jetë një shtet i pavarur i të gjithë qytetarëve të saj, të cilët kanë treguar pjekuri dhe durim të jashtëzakonshëm gjatë këtyre viteve të pritjes së përcaktimit të statusit tonë politik. “Kosova u është mirënjohëse të gjitha vendeve që janë angazhuar për zgjidhjen e drejtë të çështjes së saj, në radhë të parë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, por edhe vendeve të tjera, si Turqia etj., roli i të cilave është i rëndësishëm në këtë proces”, theksoi Presidenti Sejdiu.Nga ana tjetër, shefi i Zyrës së Turqisë në Kosovë, z. Vural, tha se Turqia e mbështet planin e Ahtisarit dhe se do ta mbështesë Kosovën në të gjitha çështjet që do të jetë e nevojshme.

This site is registered on wpml.org as a development site.