presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Shkëlzen Haradinaj u nderua me “Urdhrin Hero i Kosovës”

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ka marrë vendim që Shkëlzen Haradinajt t’i jepet “Urdhri Hero i Kosovës”, me motivacion “për trimërinë e treguar gjatë luftës çlirimtare për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës”.

Medaljen dhe dekoratën ajo ia ka dorëzuar babait të dëshmorit, Hilmi Haradinajt. Vendimi për këtë urdhër u mor në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 84, pika 28, si dhe në bazë të Rregullores mbi Dekoratat, Urdhrat dhe Titujt e Nderit të Kosovës që i jep Presidentja e Kosovës dhe Procedurat e Dhënies së tyre, nenet 3, 5 dhe 49. “Urdhri Hero i Kosovës” u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës, të kohëve moderne, nga Lidhja e Prizrenit e këndej, si dhe qytetarëve të Kosovës që kanë bërë vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.