presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga ngushëlloi Kryeministrin e Norvegjisë, Jens Stoltenberg

Pas sulmit në afërsi të ndërtesës së Kryeministrisë në Osllo dhe vrasjes mizore të të rinjve në ishullin Otayo, Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ngushëlloi sot kryeministrin e Norvegjisë, Jens Sloltenberg dhe popullin norvegjez.

Në telegramin e Presidentes Jahjaga drejtuar Kryeministrit Stoltenberg thuhet: I nderuari Kryeministër: Morëm me pikëllim lajmin për numrin e madh të viktimave që lanë pas vetes shpërthimi në Osllo dhe vrasja mizore e të rinjve të vendit tuaj në ishullin Otayo. Në emrin tim dhe në emër të popullit të Republikës së Kosovës ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta Juve dhe gjithë qytetarëve të shtetit mik të Norvegjisë. Bashkëndjejmë me dhimbjen tuaj dhe të gjithë qytetarëve të vendit tuaj dhe lutemi shumë për shërimin sa më të shpejtë të të plagosurve. Sulmet e djeshme kundër jetës së njerëzve janë tërësisht të papranueshme dhe i dënojmë me vendosmërinë më të madhe. Angazhohemi që të tilla raste të mos ndodhin më kurrë, në asnjë vend. Në këto momente të vështira për vendin tuaj, institucionet dhe populli i Kosovws janë me ju dhe të gatshëm të ofrojnë çdo ndihmë të nevojshme.

This site is registered on wpml.org as a development site.