presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti ish-presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiq

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ish-presidentin e Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesiq.

Në një takim miqësor, Presidentja e ka falënderuar z.Mesiq për angazhimin e tij të vazhdueshëm, në të gjitha periudhat, për përkrahjen e vendit tonë.Ajo foli për synimet dhe sfidat e popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës në rrugën drejt integrimeve evropiane. Presidentja theksoi se Kosova ka nevojë për krijimin e marrëdhënieve kontraktuale me BE-në, gjë që do të ndihmonte përshpejtimin dhe thellimin e reformave në vendin tonë dhe do ta qartësonte rrugën evropiane të Republikës së Kosovës.Presidentja Jahjaga tha gjithashtu se Kosova dhe të gjithë miqtë dhe përkrahësit e saj duhet të kenë angazhim të vazhdueshëm në drejtim të lotimit për njohje të reja për vendin. Nga ana e tij, ish-presidenti Mesiq theksoi nevojën e bashkëpunimit të vendeve të rajonit, duke ndihmuar kështu njëri-tjetrin në proceset e rëndësishme që ato kanë përpara.Ai shprehu gatishmërinë që, si edhe deri tash, të japë gjithë kontributin e tij në përkrahje të shtetit të Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.