presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga u takua kryeministrin slloven, Borut Pahor

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në kuadër të vizitës dyditore në Slloveni, u prit sot nga kryeministri slloven, Borut Pahor. Kryeministri Pahor e vlerësoi Kosovën si një vend mik dhe tha se Sllovenia do të vazhdojë që ta mbështesë Kosovën në proceset e saj demokratike. Ai tha se me rëndësi është thellimi i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve dhe Sllovenia do ta ndihmojë zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor tha se janë të rëndësishme marrëdhëniet politike ndërmjet dy vendeve dhe theksoi mbështetjen e vendit të tij për proceset integruese dhe të njohjeve të reja ndërkombëtare për Kosovën. Kryeministri Pahor tha se dialogu i Kosovës me Serbinë është një hap i rëndësishëm për tejkalimin e vështirësive ndërmjet dy vendeve dhe vlerësoi se ndërtimi i mirëbesimit është i rëndësishëm për gjithë rajonin.Presidentja Jahjaga e vlerësoi mikpritjen gjatë vizitës në Slloveni dhe tha se të dyja vendet kanë marrëdhënie të mira në fushën politike, institucionale dhe në veçanti atë ekonomike. Ajo tha se Sllovenia duke vazhduar ndihmën për Kosovën ndihmon që e kaluara të kapërcehet më lehtë dhe ndihmon paqen dhe stabilitetin në rajon si dhe vendosjen e marrëdhënieve të reja që gjithë Ballkanin Perëndimor e ndihmojnë në rrugën e integrimeve për në BE.Presidentja Jahjaga tha se Sllovenia mund të luajë një rol të rëndësishëm në përgatitjen e Kosovës në procesin e integrimeve euroatlantike, meqë përvoja e Sllovenisë është e rëndësishme për Kosovën në plotësimin e kushteve dhe standardeve. Ajo tha se është me rëndësi ndërtimi i një partneriteti strategjik me Slloveninë që do të shërbejë si rrugë për në BE. Presidentja e Republikës së Kosovës tha se Kosova dhe Sllovenia duhet të nxisin marrëveshjet ndërshtetërore, përkatësisht ndërministrore në të gjitha lëmenjtë. Presidentja Jahjaga tha se Sllovenia mund të ndihmojë Kosovën në procesin e njohjeve të reja dhe në përfaqësimin e saj në institucionet dhe organizmat rajonale dhe ndërkombëtare.Ajo tha se me lehtësimin e BE-së, Republika e Kosovës ka nisur procesin e dialogut me Republikën e Serbisë, me të vetmin fakt se nuk ka asnjë alternativë tjetër për detyrimin e Serbisë që t’i përmbushë obligimet e veta edhe ndërkombëtare karshi Kosovës. Ajo tha se e përkrahë këtë dialog sepse është në të mirën e gjithë qytetarëve, por tha se zgjidhjet duhet të jenë të bazuara në praktikat më të mira evropiane.Presidentja e Republikës së Kosovës tha se Kosova ka nevojë për krijimin e marrëdhënieve kontraktuale me BE-në, që do të ndihmonte në përshpejtimin dhe thellimin e reformave në vend dhe do ta qartësonte rrugën evropiane të KosovësGjatë vizitës në Slloveni, Presidentja Jahjaga vizitoi edhe ambasadën e Republikës së Kosovës në Lubjanë. Presidentja Jahjaga përfundoi sot vizitën dyditore në Slloveni dhe u kthye në Prishtinë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.