DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Sekretari i Jashtëm britanik, Philip Hammond, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi

Në letrën e tij, Sekretari i Jashtëm britanik, Philip Hammond, nënvizon se Mbretëria e Bashkuar njeh progresin e madh që ka shënuar shteti kosovar në tetë vitet e fundit dhe se do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në reformat jetike që duhet t’i zbatojë.

Sekretari i Jashtëm britanik ka paralajmëruar një vizitë zyrtare Kosovës në muajt në vijim.Kjo është letra e Sekretarit të Jashtëm britanik, Philip Hammond, dërguar Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit:Londër, 8 prill 2016I nderuar President,Po ju shkruaj për t’ju ofruar urimet e mia me rastin e inaugurimit tuaj si President i Kosovës.Si një mike e ngushtë e Kosovës, Mbretëria e Bashkuar mbështet dhe do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës dhe integrimin e saj euroatlantik dhe ndërkombëtar. Ne e njohim progresin e madh që është bërë në tetë vitet e fundit dhe do të vazhdojmë të japim përkrahjen tonë për reformat jetike që Kosova tani duhet t’i zbatojë, posaçërisht në forcimin e sundimit të së drejtës dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të cilat janë thelbësore për interesin tonë të përbashkët dhe do të ndihmojnë për të sjellë prosperitet, siguri dhe stabilitet për qytetarët e Kosovës. Unë, gjithashtu, shpresoj se Kosova do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në rajon, sidomos përmes procesit të dialogut me Serbinë.E mirëpres forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve mes dy shteteve tona, tani që Mbretëria e Bashkuar mbështet Kosovën në këto detyra të rëndësishme dhe sfiduese. Po ashtu, synoj ta vizitoj Kosovën në muajt e ardhshëm.THE RT HON PHILIP HAMMOND MP

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.