presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Kongresisti Engel uron Presidentin e ri të Kosovës

UASHINGTON— Kongresisti Eliot L. Engel, anëtari i lartë i Komitetit për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve, sot duke i uruar Hashim Thaçit detyrën e re si President i Kosovës, bëri deklaratën në vijim:

“Unë dua personalisht ta uroj Presidentin e ri të Kosovës Hashim Thaçin. Unë e kam njohur Presidentin Thaçi për shumë vite. Ai është një patriot dhe një mbrojtës i fuqishëm i popullit të Kosovës. I uroj atij gjitha të mirat dhe uroj të bashkëpunojmë me të në pozitën e tij të re.

Unë poashtu do të doja ta falënderoj Presidenten në largim Atifete Jahjaga për vitet e shërbimit të saj ndaj popullit. Ajo ishte një forcë unifikuese gjatë kohërave shumë të vështira dhe përçarëse për vendin e saj dhe gjithmonë ka shërbyer me nder. Unë e di se e ardhmja e saj do të ketë arritje edhe më të mëdha.
Rruga deri në këto zgjedhje ishte e vështirë dhe shpesh edhe e hidhur. Përderisa debati i fuqishëm publik është çelësi për një demokraci, shumë shpesh ai debat kaloi në dhunë dhe shpiu deri në zgjedhjen e Presidentit të ri. Të gjithë kosovarët duhet të kuptojnë se koha për të kundërshtuar proceset ka përfunduar, dhe tani është momenti që vendi të bashkohet.

Si shumë të tjerë, unë shpresoj që Kosova të bëhet një vend i begatë dhe i fuqishëm, me një të ardhme të mbjellur fortë në aleancës Euroatlantike. Kjo është arsyeja pse është jetike për Kosovën që të ri-zotohet për struktura demokratike mbi të cilat është themeluar shteti. Udhëheqësit e Kosovës duhet të punojnë që të adresojnë drejtpërdrejt korrupsionin dhe të ndihmojnë në zgjerimin e mundësive për popullin e Kosovës.  Në të njëjtën kohë, penguesit në Evropë dhe në botë duhet përfundimisht ta njohin Republikën e Kosovës. Vitet e ardhshme nuk do të jenë të lehta; ndërtimi i demokracisë rrallëherë është i lehtë. Por, Kosova kurrë nuk do t’i tejkaloj këto sfida, nëse vendi mbetet i ndarë.

Pasi që Kosova ia hap faqen e re një Presidenti të ri dhe një të ardhme të re, unë shpresoj se Kosova do të shfrytëzoj këtë moment për të ecur përpara si një komb me një rrugë të ndritshme dhe të begatë përpara saj.”
 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.