presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Republika e Kosovës prezanton progresin e arritur në zotimet e bëra gjatë Samitit për Demokraci

Shefi i stafit të Presidentes Blerim Vela sot prezantoi progresin e arritur nga Republika e Kosovës në zbatimin e zotimeve të bëra nga Presidentja Osmani gjatë Samitit për Demokraci të organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Pjesëmarrës në Grupit Fokal të organizuar nga Departamenti i Shtetit i SHBA-ve ishin përfaqësuesit e 80 shteteve që kanë bërë zotime në fushën e fuqizimit të demokracisë gjatë Samitit për Demokracinë.

Kosova ka realizuar zotimet konkrete në fushat, si: lufta kundër korrupsionit, mbrojtja nga autoritarizmi dhe avancimi i të drejtave të njeriut përmes diversitetit dhe gjithëpërfshirjes.

Poashtu, Kosova ka themeluar Këshillin për Demokraci dhe Drejtat e Njeriut në kuadër të Zyrës së Presidentes së Republikës për ta koordinuar realizimin e zotimeve në Samitin për Demokracinë. “Përkushtimi i institucioneve tona kyçe në këtë drejtim, përfshirë shoqërinë civile, është dëshmi e seriozitetit të Republikës së Kosovës në përmbushjen e zotimeve të dhëna në këtë samit të Presidentit Joe Biden, e që ndërlidhen me luftimin e korrupsionit, mbrojtjen nga autoritarizmi dhe avancimin e të drejtave të njeriut”, kishte deklaruar Presidentja Osmani në themelimin e Këshillit.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.