presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani pas takimit me presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel: Vlerat evropiane kanë qenë udhërrëfyesi ynë kryesor përgjatë historisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka pritur sot në takim presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Presidentja Osmani dhe presidenti Michel, fillimisht kanë mbajtur takim të përbashkët, ndërkaq më pas kanë mbajtur edhe konferencë për media. 
 
Presidentja Osmani ka thënë se integrimi evropian është vullnet i palëkundur i popullit të Kosovës. 
 
“Vlerat evropiane kanë qenë udhërrëfyesi ynë kryesor përgjatë historisë”, ka theksuar Presidentja Osmani. 
 
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani: 
 
Integrimi evropian është vullnet i palëkundur i popullit të Kosovës. Vlerat evropiane kanë qenë udhërrëfyesi ynë kryesor përgjatë historisë. Në kohën kur këto vlera ndodhen nën kërcënim, Evropa është më e fortë kur është e njëzëshme dhe e bashkuar.
 
Në këtë vizitë të rëndësishme të presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel në Kosovë, ripohova përkushtimin tonë për integrimin e Kosovës në BE, shkëmbyem idetë për të investuar në rininë tonë energjike, për t’ia mundësuar më në fund lëvizjen e lirë qytetarëve tanë dhe për ta forcuar partneritetin tonë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.