presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Reduktimi i trupave të KFOR-it krahas ngritjes së kapaciteteve të sigurisë në vend

Procesi i reduktimit të trupave të KFOR-it në vendin tonë do të jetë i lidhur me stabilitetin në Republikën e Kosovës dhe me ngritjen e kapacitete të sigurisë në vend. Ky konstatim ka dalë nga takimi që Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu pati sot me komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralin gjerman Markus Bentler.

“Ne biseduam për proceset e përgjithshme politike në të cilat po kalon vendi, me një stabilitet të qëndrueshëm. Biseduam edhe për proceset e reduktimit gradual që KFOR-i ka në suaza të politikave të përgjithshme të NATO-s, por gjithmonë lidhur me stabilitetin e vendit dhe me ngritjen e kapaciteteve të sigurisë në Kosovë”, theksoi Presidenti Sejdiu.Presidenti Sejdiu i ka uruar punë të mbarë komandantit të ri të forcës ndërkombëtare në vend dhe i ka ofruar atij bashkëpunimin e institucioneve dhe të popullit të Republikës së Kosovës, duke quajtur si përparësi faktin se gjenerali Bentler i njeh mirë rrethanat në vendin tonë, ku ka qenë me shërbim edhe më herët..“Është një njeri që i njeh rrethanat në Kosovë dhe ka qenë edhe më herët. Është fat që këta njerëz kanë përparësinë e vet për shkak të akomodimit të mirë me të gjitha zhvillimet që kemi pasur dhe janë pjesë e proceseve”, theksoi Presidenti Sejdiu, duke shtuar se edhe biseda në takimin e sotëm është fokusuar në “vazhdimin e kësaj natyre të bashkëpunimit të thellë të institucioneve dhe të popullit të Kosovës me KFOR-in, në vlerësimin e lartë që KFOR-i ka pasur dhe ka në vlerësimin për gjithë punën e kryer dhe një falënderim i veçantë për mbështetjen që i jep ndërtimit të Forcës së re të Sigurisë së Kosovës.Komandanti i KFOR-it, gjenerali Markus Bentler, pasi falënderoi Presidentin për takimin, nënvizoi ase “KFOR-i është këtu dhe do të jetë këtu për ta siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për Kosovën”. “Përkushtimi ynë, përkushtimi i komandantit të forcave ndërkombëtare për këtë zhvillim është i paluhatshëm dhe, në lidhje me këtë, ne duhet ta shohim zhvillimin dhe përparimin e mrekullueshëm që është arritur në të kaluarën dhe në vitet e fundit. Dhe unë do të doja të vazhdoja me një të kaluar të tillë”, theksoi gjenerali Bentler.“Na presin sfida. Sfida mjaft të mëdha. Por, ne bashkëpunojmë ngushtë me institucionet në Kosovë dhe me praninë civile ndërkombëtare në Kosovë drejt arritjes së qëllimit tonë për një të ardhme më të mirë. Kjo nënkupton që qenit i pranishëm, të qenit aty duke i mbështetur institucionet, duke e mbështetur praninë civile ndërkombëtare, duke e mbështetur ngritjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila tashmë ka bërë një punë të madhe dhe e cila ka arritur një përparim të madh gjatë vitit të kaluar. Ne do ta bëjmë këtë gjersa do ta zvogëlojmë gradualisht numrin e trupave tona, por edhe njëherë do të doja të potencojë se ne mund ta bëjmë punën tonë me më pak trupa, sepse ju, populli i këtij vendi, ka bërë një punë të madhe për të arritur aty ku jeni tani dhe kjo, kujtoj unë, është e arritura kryesore që duam ta vëmë në pah”, theksoi komandanti i ri i KFOR-it, gjenerali gjerman Markus Bentler. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.