presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

U emëruan Zëvendës drejtori dhe Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

Në bazë të neni 84, pika 21, nenit 94, pika 8 dhe nenit 129, pika 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës si dhe në bazë të nenit 6, pika 3 të Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës emëruan sot z. Latif Merovci, me vendbanim në Prishtinë, Zëvendësdrejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë emërohet për një mandat pesëvjeçar, me mundësi vazhdimi për një mandat të dytë.Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ushtron të drejtat dhe kryen përgjegjësitë e veta në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me Ligjin për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.Po ashtu, Presidenti Sejdiu dhe Kryeministri Thaçi, emëruan Agron Selimajn, me vendbanim në Prishtinë, Inspektor të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.Ky emërim u bë në bazë të neni 84, pika 21, nenit 94, pika 8 dhe nenit 129, pika 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës  si dhe në bazë të nenit 9, pika 1 të Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë emërohet  për një mandat katërvjeçar, me mundësi vazhdimi për një mandat të dytë.Inspektori i Përgjithshëm  i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ushtron të drejtat dhe kryen përgjegjësitë e veta në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me Ligjin për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

This site is registered on wpml.org as a development site.