DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu ngushëlloi Presidentin e Turqisë, z. Abdullah Gül

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu i dërgoi një telegram kryetarit të Republikës së Turqisë, z. Abdullah Gül, me të cilin e ngushëlloi për viktimat e shkaktuara si pasojë e motit të keq dhe vërshimeve.

Në telegram thuhet:I nderuari President Gül: Në emër të institucioneve dhe popullit të Republikës së Kosovës i shpreh Shkëlqesisë Suaj dhe tërë popullit të Republikës së Turqisë ngushëllimet tona më të sinqerta për viktimat dhe dëmet që janë shkaktuar nga vërshimet e fundit në pjesën veriperëndimore të vendit tuaj. Lajmi për këtë tragjedi e ka prekur në shpirt dhe në mendje tërë popullin tim, prandaj, i nderuari President, ju lus t’i pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta. Në këtë momente të rënda për vendin tuaj, ne jua ofrojmë miqësinë dhe solidaritetin e popullit të Kosovës. Në këtë momente pikëllimi, ne u bashkohemi lutjeve tuaja.  Zoti i bekoftë viktimat e kësaj tragjedie!  Zoti e bekoftë mikun tonë Turqinë!        Me bashkëndjesinë më të thellë,Dr. Fatmir SejdiuPresident i Republikës së Kosovës 

This site is registered on wpml.org as a development site.