presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu: Kosova në esencën e saj është vend evropian

“Kosova është e përkushtuar të punojë për integrim sa më të shpejtë në institucionet euroatlantike”, tha Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu gjatë një takimi lamtumirës që pati sot me znj. Nanna Magnadottir, shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë.

“Jo vetëm si shtrirje gjeografike dhe si përcaktim politik, por në vetë esencën e saj, Kosova është vend evropian, është vend që ka pasur dhe do të ketë përherë frymë evropiane”, theksoi Presidenti Sejdiu. “Institucionet e Republikës së Kosovës janë të vendosura që standardet dhe parimet evropiane të jetësohen edhe në vendin tonë, në mënyrë që secili qytetar yni, pavarësisht përkatësisë etnike, ta ndjejë veten të lirë, të respektuar dhe të dobishëm për të ardhmen e përbashkët të të gjithëve”, vijoi ai.Ndërkaq, shefja e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Nanna Magnadottir tha se promovimi dhe mbrojta e të drejtave të njeriut, sundimi i ligjit, forcimi i demokracisë dhe avancimi i të drejtave të pakicave, janë disa nga synimet themelore të Këshillit të Evropës.“Këshilli i Evropës e ka ndihmuar shoqërinë kosovare në fusha të ndryshme, veçanërisht në sektorin e të drejtave të njeriut, në arsim, në trashëgimisë kulturore etj, dhe unë me kënaqësi mund të pohoj se marrëdhëniet e Zyrës së Këshillit të Evropës me institucionet dhe qytetarët e Kosovës kanë qenë përherë shumë të mira”, tha znj. Magnadottir, e cila në këtë takim shoqërohej nga zëvendësja e saj, Orsolya Szekely. 

This site is registered on wpml.org as a development site.