Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i dërgoi një telegram urimi kryeministrit të Shqipërisë, Dr. Sali Berisha, me rastin e rizgjedhjes Kryeministër i Republikës së Shqipërisë. Në telegram thuhet:
Shkëlqesisë së Tij, Sali BerishaKryeministër i Republikës së Shqipërisë,I nderuari Kryeministër Berisha,Dua t’ju shpreh urimet e mia më të përzemërta dhe të popullit të Republikës së Kosovës me rastin e rizgjedhjes suaj Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.Republika e Shqipërisë tashmë ka kapërcyer procese të rëndësishme e historike dhe kontributi Juaj për këto të arritura të mëdha ka qenë tepër i veçantë.Duke qenë se sfidat dhe synimet tona janë të përbashkëta, ne jemi të përkushtuar që të punojmë së bashku për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të dy vendeve tona dhe të të gjithë rajonit.Proceset demokratike nëpër të cilat po kalojnë Shqipëria dhe Kosova kanë hapur mundësi të panjohura më parë për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha nivelet.Le të shpresojmë se këto zhvillime do të rriten me ritme të vrullshme! Me dëshirat e mia më të sinqerta për suksese të mëtejshme, ju lus, i nderuar Kryeministër, të pranoni ndjenjën e konsideratës sime më të lartë!Me respekt, Dr. Fatmir Sejdiu,President i Republikës së Kosovës