Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu dekretoi sot Dr.Muhamet Hamitin në detyrën e Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar me seli në Londër.
Dekretimi u bë në pajtim me nenin 84, pika 10 dhe 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Dekretin Presidencial Nr. DMD-002-2008, të datës 18 qershor 2008, për themelimin e Misionit Diplomatik në nivel ambasade në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe pas marrjes së pajtimit të shtetit pranues për emërim të Ambasadorit.
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN