presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti drejtorin e ri të UNDP-së në vendin tonë, z. Parviz Fartash

Presidenti i Republikës së Kosovs, dr. Fatmir Sejdiu priti sot z. Parviz Fartash, drejtor i ri i UNDP-së në Kosovë.

Presidenti Sejdiu e falënderoi z. Parviz Fartash për ndihmën e përgjithshme që UNDP-ja i ka dhënë Kosovës në një periudhë të gjatë kohore, si dhe i shprehu gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me UNDP-në.Ndërkaq, drejtori i ri i UNDP-së në Kosovë, Parviz Fartash theksoi se organizata që ai përfaqëson do të vazhdojë të kontribuojë për zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës. 

This site is registered on wpml.org as a development site.