presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja vizitoi Gardën Kombëtare të Teksasit: Kosova është e bekuar që e ka këtë mbështetje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar ushtarët amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit, të cilët kanë shërbyer në Kosovë, pikërisht në kohën e sulmit të agresionit nga Serbia vitin e kaluar.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Republikën e Kosovës”, është mesazhi që dëgjuam nga ushtarët amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit, të cilët kanë shërbyer në Kosovë, pikërisht në kohën e sulmit të agresionit nga Serbia vitin e kaluar.

Gra e burra nga ushtria amerikane për 25-vjet shërbyen me devotshmëri për lirinë dhe paqen, e edhe sot vazhdojnë të qëndrojnë bashkë me ne në mbrojtje të shtetit dhe kufijve tanë. Prandaj dje i vizitova për t’ju shprehur falënderime në emër të popullit të Kosovës.

Kosova është e bekuar që e ka këtë mbështetje.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.