Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një sërë takimesh me kryetarë dhe udhëheqës të disa prej qyteteve të Teksasit.
Postimi i plotë i Presidentes:
Gjatë vizitës në Teksas jam pritur në takime të ndara nga kryetarë dhe udhëheqës të disa prej qyteteve të Teksasit, të cilat po kontribuojnë në imazhin jashtëzakonisht pozitiv që e gëzon ky shtet sot.
Në takime e diskutime të ndara me udhëheqës të: Dallasit, Lewisville, Fort Worth dhe Collin County në fokus ishte roli i jashtëzakonshëm i komunitetit shqiptar në këto qytete, si dhe fuqizimi i lidhjeve ekonomike në mes Kosovës dhe bizneseve që operojnë në këto vende.