Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Teksas takoi kongresmenin republikan Keith Self.
“Gjatë vizitës në Teksas, pata kënaqësinë ta takoj edhe Kongresmenin republikan Keith Self, një zë i fuqishëm i mbrojtjes së aleancës mes Kosovës e SHBA-ve, si dhe mbështetës i vazhdueshëm i komunitetit shqiptaro-amerikan”, ka shkruar Presidentja Osmani.