DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Urdhri “Hero i Kosovës” dhe “Medalja e Pavarësisë”, të cilat ia ndau presidenti i parë i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, janë mirënjohja që vendi ynë ka për veprimtarin e tij, Sali Çekajn

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka kujtuar heroin e kombit, Sali Çekajn, i cili ra 23 vjet më parë në fushëbetejë, në Koshare.

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani: 

Sot kujtojmë heroin e kombit, Sali Çekajn, i cili 23 vjet më parë ra në fushëbetejë, në Koshare.

Çekaj ishte njëri ndër komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). I mbrujtur me tiparet më të mira të popullit shqiptar, trimërinë, bujarinë, besnikërinë, dashurinë ndaj atdheut, familjes dhe shokëve, ai e nisi qysh herët veprimtarinë në të mirë të atdheut e të kombit.

Qysh më 1981 iu kundërvu regjimit të atëhershëm jugosllav, në demonstratat e njohura të atij viti. Më pas e vazhdoi veprimtarinë politike këtu e jashtë atdheut. Bashkë me Agim Ramadanin e bashkëluftëtarë të tjerë, Saliu iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ku u shqua si strateg ushtarak.

Urdhri “Hero i Kosovës” dhe “Medalja e Pavarësisë”, të cilat ia ndau presidenti i parë i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, janë mirënjohja që vendi ynë ka për veprimtarin e tij, Sali Çekajn.

I përjetshëm kujtimi për të!
 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.