DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takoi komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani takoi sot në takim të rregullt komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin.

Presidentja Osmani dhe Komandanti i FSK-së diskutuan mbi situatën në vend dhe rajon, si dhe hapave që ka ndërmarrë FSK-ja për të adresuar sfidat e mundshme ndaj paqes dhe sigurisë.

Komandanti i FSK-së njoftoi Presidenten Osmani lidhur me zbatimin e programeve për ngritje të kapaciteteve të FSK-së dhe bashkëpunimit me shtetet mike.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.