presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja përcolli panelin për të ardhmen e sigurisë euroatlantike

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, gjatë qëndrimit të Gjermani, mori pjesë sot në ditën e dytë të punimeve të konferencës ndërkombëtare të sigurisë. Fjalën kryesore në ditën e dytë të Konferencës, që mbahet për të 49 herë me radhë, në Munich e mbajti zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joseph Biden.

Gjatë punimeve të konferencës Presidentja Jahjaga ka takuar një numër personalitetesh botërore që po marrin pjesë në Konferencë e Munichut. Në mesin e tyre ajo bashkëbisedoi me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, presidentin e Konfederatës së Zvicrës, Ueli Maurer, sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannier, ish-sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana, kongresisten amerikane dhe drejtoreshë e Qendrës Woodrow Wilson, Jane Harman, ish zëvendës ndërmjetësin e OKB-së për statusin e Kosovës, Albert Rohan dhe përfaqësues të tjerë të shteteve të ndryshme të botës.
 
Ditën e dytë të punimeve të konferencës së Sigurisë, u trajtua tema e të ardhmes së sigurisë euroatlantike. Pas fjalimit kryesor që e mbajti z.Biden, në konferencë folën edhe Guido Westerwelle, ministër i Jashtëm i Gjermanisë, baronesha Catherine Ashton, ministri i jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, si dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.