presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga u takua me z. Miroslav Lajçak

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga zhvilloi një takim edhe me z. Miroslav Lajçak, zëvendëskryeministër e ministër i jashtëm i Sllovakisë, me të cilin diskutoi një varg çështjesh me rëndësi. Z. Lajçak vlerësoi progresin e Kosovës në procesin e integrimeve evropiane dhe theksoi se vendi i tij e përkrah perspektivën evropiane për Kosovën.

Ai tha gjithashtu përshëndeti dialogun në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe shprehu bindjen që ky proces do të rezultojë me përmirësimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.