presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani vizitoi komunën e Klinës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar sot komunën e Klinës, në kuadër të vizitave në komunat e vendit.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Faleminderit Klinë për mikpritjen!

Vizitën në këtë komunë të vendosur mes peizazheve piktoreske dhe e cila shquhet për diversitet dhe harmoni fetare, e filluam me një diskutim të frytshëm me kryetarin Zenun Elezaj mbi sfidat me të cilat po përballet komuna, si dhe projekte të ndryshme në përfitim të qytetarëve të saj.

Në bashkëbisedim me të rinjtë e organizatës “Ardhmëria”, ishte inkurajuese të dëgjoj për iniciativat e tyre vullnetare dhe potencialin e jashtëzakonshëm për të ardhmen.
Ndërkaq, ishte kënaqësi që të njihem edhe me punën e bizneseve në komunë, përfshirë prodhuesin e birrës artizanale “Grembeer”, biznesi i prodhimit të veshjeve për fëmijë “Vesbaby”, fidanishtja “Duhani”, si dhe biznesi “Elava” që udhëhiqet bga gratë e komuniteteve joshumicë. Ishte mbresëlënës shpirti ndërmarrës dhe kreativ i grave e burrave të Klinës, të cilët përmes punës së tyre po rrisin mirëqenien dhe mundësitë për qytetarë pa dallim.

Na Famullinë e Zllakuqanit, falënderova banorët e fshatit, të cilët më 1999, duke hapur zemrat dhe shtëpitë u dolën në ndihmë të dëbuarve nga regjimi gjenocidal i Serbisë.

Faleminderit sërish për mikpritjen e ngrohtë të gjithë qytetarëve të Klinës, përfshirë mërgatës sonë, dhe shihemi në komunën e radhës!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.