presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të aktorit Xhevat Qorraj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpehur ngushëllime për familjen, Teatrin Kombëtar të Kosovës, kinematografinë kosovare dhe komunitetin kulturor me rastin e ndarjes nga jeta të aktorit Xhevat Qorraj.

“Me dhimbje të thellë pranova lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit Xhevat Qorraj. Teatri dhe kinematografia humbën një aktor të madh, publiku të adhuruarin e tyre. Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit kulturor”, thuhet në mesazhin ngushëllues të Presidentes Osmani.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.