presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Zemërbardhët e Zllakuqanit mundësuan triumfin e dhembshurisë mbi luftën gjenocidale

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar sot komunën e Klinës, e në kuadër të vizitës në këtë komunë, Presidentja ka vizituar edhe Zllakuqanin.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Zemërgjerësia dhe solidariteti në kohë sfiduese më bënë që të rikthehem në Zllakuqan të Klinës, banorët e të cilit më 1999 ndihmuan mijëra banorë nga rajoni i Mitrovicës të cilët ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre nga regjimi gjenocidal i Serbisë dhe ishin detyruar të ecin në këmbë deri në kufirin me Shqipërinë.

Zemërbardhët e Zllakuqanit mundësuan triumfin e dhembshurisë mbi luftën gjenocidale dhe fitoren e solidaritetit mbi frikën, ndaj faleminderit nga thellësia e zemrës, që riafirmuan besimin në fuqinë e mirësisë!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.