Me ftesë të Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë.
Presidentja Osmani është pritur në takim nga Presidenti Erdoğan.
Presidentja Osmani ka falënderuar Presidenti Erdoğan, për miqësinë, për përkushtimin dhe për mbështetjen për Kosovën!
“Kënaqësi ta rikonfirmojmë punën tonë të përbashkët për thellimin e raporteve bilaterale dhe fuqizimin e lidhjeve ndërmjet vendeve dhe qytetarëve tanë!”, ka shkruar Presidentja Osmani.