Presidentja Osmani u takua me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, në COP28
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani u takua me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, në COP28 në Dubai.
“Kënaqësi të bisedoj me Kryeministren daneze Mette Frederiksen gjatë #COP28.
Një mundësi e mirë për të diskutuar zhvillimet e fundit në vendin tonë dhe në rajon. Danimarka është një mik i vlefshëm për Kosovën,dhe i gëzohemi punës së përbashkët për të përballuar sfidat e dyanëshme”, ka shkruar Presidentja Osmani.
