DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti në takim drejtorin rajonal të NDI-së, Robert Benjamin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur sot në takim drejtorin rajonal të National Democratic Institute (NDI) për Evropën Qendrore dhe Lindore, Robert Benjamin.

Presidentja Osmani dhe z. Benjamin kanë diskutuar për punën dhe projektet aktuale të NDI-së në Kosovë si dhe bashkëpunimin në të ardhmen për ta forcuar zhvillimin demokratik të Kosovës, gjegjësisht avancimin e agjendës së barazisë gjinore në politikë dhe më gjerë, luftimin e dezinformimit dhe propagandës, si dhe forcimin e sundimit të ligjit si pjesë thelbësore të demokracisë.

Presidentja Osmani ka biseduar edhe për Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili do të mbahet në Kosovë më 22-23 tetor 2022. Ky forum është një nga zotimet në kuadër të Samitit për Demokraci dhe përmes këtij edicioni do të nderohet trashëgimia e mikeshës së ndjerë të Kosovës, ish Sekretares së Shtetit të SHBA-ve, Madeleine Albright. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.